Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për rolin e botuesit në mësimnxënie

Ka vazhduar dita e dytë e takimit të organizuar nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” me grupin e botuesve evropianë për arsim takimin në lidhje me temën “Mësimdhënia e përbashkët, fuqizimi i mësimdhënësve dhe rritja e rolit të botuesit në të mësimnxënie”. Përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës folën para të pranishmëve në Pejë, duke ndarë hulumtimet dhe idetë e tyre

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës, si Finlanda, Gjermania, Danimarka, Suedia, Estonia, Norvegjia e të tjera, ka sjellë prezantime të punimeve shkencore për disa nga temat thelbësore dhe aktuale për edukimin sot.

Fokus i tyre ishin metodologjitë e mësimdhënies, inovacioni në procesin mësimor, integrimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe raporti botues-autor-mësimdhënës.

Përfaqësues të vendeve të ndryshme kishin radhën për prezantimet e tyre këtë të premte.

E para ishte Linn Friedrichs nga Gjermania, fjalimi i së cilës ishte titulluar “E ardhmja e të mësuarit, Rishikimi i rolit të botuesve”, ku ajo vlerësoi punën e botuesve.

“E bëj këtë si dikush që ka hyrë në fushën e arsimit sepse besoj se arsimi mund ta ndryshojë botën. Kjo mund të tingëllojë shumë madhështore, por është bindja ime e thellë që arsimi mund ta ndryshojë botën. Prandaj e admiroj shumë atë që po përpiqeni të bëni si botues”, ka thënë Linn Friedrichs, Përfaqësuese nga Gjermania.

E njëjta foli edhe për inteligjencën artificiale dhe rolin e saj.

Kurse pas saj, në një lidhje direkte, ishte edhe Tina Mamulashvili nga Gjeorgjia, që fjalimin e saj e kishte të fokusuar në rritjen e lexueshmërisë dhe ndikimin e një biblioteke shkollore efektive.

Shteti i Sllovenisë u përfaqësua nga Tikara Zupanc, që foli gjerë e gjatë në lidhje me fushatën e marrëdhënieve me publikun për kurrikulën e re.

“Qëllimi ynë është të bashkojmë vlerat e shkollës me mësuesit, prindërit dhe nxënësit, dhe të ofrojmë një pasqyrë se si krijohen burimet arsimore dhe kush janë njerëzit pas tyre”, ka thënë Tikara Zupanc, Përfaqësuese nga Sllovenia.

Pas një pushimi të shkurtër, radhën e kishte Karolina Grochola nga Polonia, që tregoi forma mësimi dhe disa hulumtime të cilat janë kryer në shtetin e saj.

“Nëse mësuesi dëshiron të krijojë përmbajtje nga e para, ka në dispozicion aktivitete të gatshme që mund të përdoren dhe të plotësohen me informacion. Mësuesi mund të zgjedhë gjithashtu ato që janë tashmë të përcaktuara dhe që përputhen me përmbajtjen që dëshiron të përdorë”, ka thënë Karolina Grochola, Përfaqësuese nga Polonia.

Ky organizim mundëson shkëmbimin e ideve dhe të praktikave të suksesshme midis botuesve më të suksesshëm në fushën e arsimit.

Shtëpia botuese “Dukagjini” është e vetmja nga Kosova që është anëtare e EEPG-së, që nga viti 2023.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Osmani takohet me Perandorin e Japonisë: Marrëdhëniet e veçanta ndërmjet...

Presidentja e vendit, Osmani Osmani është pritur në një takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Osmani përmes një postimi në rrjetin social në...

Të fundit nga rubrika