Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 14:00 organizojnë “Ditën e Hapur’’.
Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në Kosovë, njofton Dukagjini.
Po ashtu të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jenë të hapura për qytetarët me rastin e Ditës së Forcës.
“Forca e Sigurisë së Kosovës ju fton të merrni pjesë në “Ditën e Hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 Nëntor, nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike. Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në njoftim.