Dita e Tokës shënohet në Kosovë

Mbahen aktivitete për Ditën e Tokës

Në të gjithë vendin janë organizuar aktivitete të shumta për të shënuar Ditën e Tokës, nga institucionet qendrore, lokale dhe nga organizatat që merren me mjedisin.

Në Prishtinë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetin kryesor me disa organizata të mjedisit në sheshin “Zahir Pajaziti”. 30 vajza e djem nga shkollat publike do të mbjellin kopshte vertikale nga ora 10:00.

Komuna e Prishtines do të organizojë aktivitete në lagjen ‘Dardania”, ndërsa “Shkolla e Gjelbër” do të vendosë shporta për mbeturina.

Dita e Tokës u shënua për herë të parë në vitin 1970, kur një senator i Shteteve të Bashkuara nga “Wisconsin” organizoi demostrim kombëtar për të rritur ndërgjegjësimin rreth cështjeve të mjedisit. U zhvilluan takime në të gjithë vendin dhe deri në fund të vitit, Shtetet e Bashkuara krijuan Agjencinë për Mbrojtje të Mjedisit. Deri në vitin 1990, Dita e Tokës ishte ditë që festohej nga më shumë se 140 vende të botës, përcjellë “NationalGeograficKids”.

Mbrojtja e mjedisit

Sipas “NationalGeograficKids”, disa nga format që mund ta mbrojnë mjedisin janë:

Të bëheni luftëtar i mbeturinave

Mbeturinat

Përpara se të hidhni diçka, mendoni nëse mund të riciklohet apo ripërdoret. Ju, gjithashtu, mund të kufizoni mbeturinat, duke e zvogëluar sasinë e gjërave që blini. Për shembull, kontrolloni bibliotekën për librin që duhet të lexoni, përpara se të vizitoni dyqanin.

Të mbjelleni pemë

Mbjellja e pemës

Studiuesit vlerësojnë se rreth 15 miliardë pemë priten çdo vit, prandaj nevoja për të mbjellë pemë është e madhe. Në varësi të vendit ku mbillen pemët, hija e tyre madje mund të zvogëlojë edhe nevojën për ajër të kondicionuar në muajt më të nxehtë.

Të përcjellni mesazhin

Planeti “Tokë”

Flisni me shoqërinë dhe familjen për mbrojtjen e mjedisit dhe kërkoni ndihmë prej tyre, bashkohuni dhe rilidhuni me natyrën.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika