Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE-ja: Kemi investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Bashkimi Evropian ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Nëpërmjet një njoftimi, BE-ja ka theksuar rezultatet konkrete të arritura përmes bashkëpunimit me MASHTI, komunat, universitetet dhe programet e ndryshme të BE-së, njofton Dukagjini.

BE-ja ka bërë të ditur se me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, është partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare.

“BE-ja po ndihmon për të rritur qasjen në edukim në fëmijërinë e hershme, për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe mësimit me KosEd dhe eTwinning, për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në të gjithë Kosovën, për të harmonizuar programet arsimore me nevojat e tregut të punës, për të forcuar gjithëpërfshirjen dhe arsimimin për të gjithë përmes aktiviteteve të ndryshme të TOKA-s, për të ofruar mundësi në arsimin e lartë dhe hulumtim përmes Nanokos si dhe për të zbatuar strategjinë kombëtare të arsimit në Kosovë dhe agjendën e reformave të BE-së duke krijuar mundësi më të mira arsimore për gjeneratat e reja përmes programit Erasmus+”, thuhet në njoftim.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, në shenjë kremtimi të rolit të arsimit për paqen dhe zhvillimin.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika