DJ Chuss nga Spanja në Street Party Prishtina

Organizatori, Ardin Badivuku ka bërë të ditur se kjo ngjarje do të mbahet të dielën tek blloku i kafeve të vogla, ku rruga do të bllokohet dhe do të shndërrohet në një vend të bukur, me muzikë, art e inovacion, me artistë botërorë dhe lokal

Stret Party Prishtina të dielën pushton kryeqytetin.

Edicioni i tretë i “Street Party Prishtina” do të mbahet në kryeqytet këtë të dielë, duke promovuar muzikën, artin dhe inovacionin.

Pas një viti pushim për shkak të pandemisë, “Street Party Prishtina” do t’i rikthehet kryeqytetit kosovar për të tretën herë.

Organizatori Ardin Badivuku, i ftuar në emisionin “Drive on D” me Donika Hysenin në Radio Dukagjini, ka bërë të ditur se kjo ngjarje do të mbahet të dielën me 10 korrik, nga ora 13:00 deri në orën 23:00, tek blloku i kafeve të vogla, ku rruga do të bllokohet dhe do të shndërrohet në një vend të bukur, me muzikë, art e inovacion, ku do të përformojnë DJ e bende lokale dhe ndërkombëtare.

Badivuku ka deklaruar se ngjarja ka për qëllim t’iu japë përkrahje artistëve të rinj, që të kenë mundësi të promovojnë dhe shesin punën e tyre.

Në eventin që mbahet nën patronatin e Komunës së Prishtinës, do të përformojnë DJ Kronz, D-Master, MR. Cool, M.I.M, Kejdi Barbullushi e Lab Sadiku. Megjithatë Badivuku ka zbuluar artistin kryesor dhe befasinë e këtij edicioni, që do të jetë artisti i madh nga Spanja, DJ Chuss.

Badivuku ka deklaruar se organizimi i këtij edicioni ishte më i lehtë se në të kaluarën, pasi sipas tij, administrata e re e Komunës së Prishtinës është më e hapur në përkrahjen e evenimenteve të tilla.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika