Djegia e dy veturave, kryetari i Zveçanit: Sveçla e ka lehtë të flasë nga Prishtina

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, e ka dënuar aktin e djegies së dy veturave zyrtare në këtë komunë, duke e quajtur këtë akt kriminal.

“Rreth orës 01:36 pas mesnatës, një ngjarje e papritur u shënua kur dy vetura zyrtare u përballen me flakë zjarri pranë objektit të komunës sonë. Menjëherë pas informimit, kryetari i komunës z.Ilir Peci ka dalë në vendin e ngjarjes dhe shpreson që autorët të cilët janë përgjegjës për këtë akt kriminal do të dalin së shpejti para drejtësisë”, ka shkruar Peci në Facebook.

Peci komentoi edhe deklarimet që here pas herë vijnë nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, se veriu është i sigurt dhe i qetë.

Duke iu referuar rastit të fundit, Peci tha se vazhdon të ketë incidente në Zveçan.

“Nuk jam t’u thanë se jemi shumë më keq se që kemi qenë, por jo edhe më së miri, por jo qashtu qysh po thotë ministri. Ai mundet me folë lehtë nga Prishtina, faktet janë këtu realitet, kjo që po ndodh sot. Me policinë kemi raporte të mira, por nuk kemi mjaftueshëm policë në komunë” – thotë Peci për Kallxo.com

Peci tha se në Komunën e Zveçanit, ditëve të fundit, kanë nisur edhe takimet dhe dëgjimet publike për aspektin buxhetor, ndërsa kjo vjen si formë për të tentuar që t’i frikësojnë qytetarët për të mos marrë pjesë në këto takime.

Kryetari thotë se kërkoi mbrojtje të afërt, por iu refuzua pa ndonjë arsyetim nga Policia e Kosovës.

“Kam bërë kërkesë dy herë zyrtarisht, dy herë më është refuzuar, nuk e di arsyen, më kanë thënë se nuk e shohin se jam i rrezikuar”- tha Peci.

Ai tha se kryetari i Mitrovicës së Veriut, ndonëse ka afër pjesën e jugut, sërish ka mbrojtje të afërt.

“Nuk jam kundër kësaj. Katër kryetarët duhet të kenë mbrojtje të afërt. Kam pasur kërcënime m’i kanë lanë në makina përmes telefonave dhe numrave i kam dorëzuar të gjitha në polici. Vetë faktin që më ështe refuzu kërkesa duke e ditë që Komuna e Zveçanit është një vend me siguri jo të plotë, besoj se është”- u përgjigj Peci pyetjeve se a është kjo çështje që përdoret edhe politikisht, meqenëse ai vetë i takon një partie tjetër, jo asaj që është në qeverisje të përgjithshme.

Policia e Kosovës në mëngjesin e 26.07.2024, bëri të ditur se kanë nisur hetimet për djegien e dy veturave komunale.

Raste të djegieve të veturave në veri të vendit janë regjistruar edhe më herët në veri.

Digjen dy automjete të Komunës së Zveçanit

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika