Djegia e katër veturave në Prishtinë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar të martën e 15 nëntorit, pasi të njëjtit dyshohen për zjarrvënie të katër veturave në Prishtinë

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e katër personave të dyshuar për veprën zjarrvënie, në Prishtinë.

Përmes një njoftimi të policisë thuhet se të njëjtit kishin djegur katër vetura në rrugën “1Tetori”, në Prishtinë.

“Mbrëmë hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar më datën 20.09.2022”, thuhet në njoftim.

“Personat e arrestuar janë A. S, mashkull, 46 vjeç, S. I, mashkull, 16 vjeç, H. M, mashkull, 40 vjeç dhe L. L, mashkull, 24 vjeç me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi.

Po ashtu, në njoftim thuhet se polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika