Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar sekretarin e përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem, duke thënë se “do të vijë edhe radha e tij personale”, pas sulmeve ushtarake në Liban.
Sipas Katz, ushtria izraelite ka kryer sulme të papritura ndaj qindra militantëve dhe objekteve të komandës në disa zona të Libanit.
“E paralajmëruam Naim Qassemin se Hezbollahu do të paguajë një çmim shumë të lartë për sulmet ndaj Izraelit në emër të Iranit – dhe sot kemi përmbushur një tjetër hap të këtij premtimi”, thuhet në deklaratën e tij, raporton BBC.
Ai shtoi se “radha personale e terroristit Naim Qassem do të vijë gjithashtu”.
Katz tha gjithashtu se Izraeli po synon të “ndajë frontet mes Iranit dhe Libanit” për të ndryshuar situatën në Liban dhe për të larguar kërcënimet ndaj banorëve të veriut të Izraelit.
