Dodik del para gjykatës për shpërfillje të vendimeve të Schmidt-it

Gjyqi kundër Dodikut përbën një moment të rëndësishëm në Bosnje, duke e testuar kapacitetin e zbehtë qeveritar për ta mbajtur përgjegjës një politikan, i cili dyshohet se po shkel marrëveshjet e paqes dhe sistemin gjyqësor të vendit

Lideri i serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, ka dalë të mërkurën para gjykatës, në nisje të procesit gjyqësor kundër tij, lidhur me refuzimin e tij që t’i njohë vendimet e marra nga përfaqësuesi ndërkombëtar, Christian Schmidt, i angazhuar për mbikëqyrje të marrëveshjeve për paqe.

Gjyqi kundër Dodikut përbën një moment të rëndësishëm në Bosnje, duke e testuar kapacitetin e zbehtë qeveritar për ta mbajtur përgjegjës një politikan, i cili dyshohet se po shkel marrëveshjet e paqes dhe sistemin gjyqësor të vendit, shkruan Rel.

Rasti i pashembullt në gjykatën në Sarajevë, vjen disa muaj pas rritjes së tensioneve, meqë Dodik ka nënshkruar një legjislacion kontrovers që refuzon vendimet e marra nga përfaqësuesi ndërkombëtar Christian Schmidt, dhe Gjykata Kushtetuese.

Schmidt është i akuzuar për mbikëqyrje të Marrëveshjes së Dejtonit, që i ka dhënë fund luftës së përgjakshme në Bosnje në vitet ’90.

Në korrik, Schmidt i ka rrëzuar të dyja ligjet e miratuara nga Dodik.

Kjo është hera e parë që një lider politik në Bosnje është duke u gjykuar pse ka dështuar t’i respektojë vendimit e marra nga Schmidt.

Në seancën e së mërkurës, Dodik ka kërkuar që gjyqi të bartet në Banja Llukë – kryeqytetin e entitetit serb të Bosnjes – Republikën Sërpska.

Gjyqi, më pas, është shtyrë, në pritje të një vendimi për vendndodhjen e seancës së ardhshme.

Duke dalë nga gjykata, Dodik e ka sulmuar Schmidtin dhe ambasadorin amerikan në Bosnje, Michael Murphy, për “sjellje koloniale”.

“Christian Schmidt dhe Murphy po tentojnë të na e bëjnë jetën të mjerë në Bosnje”, ka thënë Dodik.

Ai përballet me pesë vjet burgim dhe ndalesë në pjesëmarrje në politikë, nëse dënohet.

Vetë Dodik, i hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Dodik – aleat i Kremlinit – është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, dhe shpesh ka nxitur tensionet etnike, si dhe ka kërcënuar me shkëputje të Republikës Sërpska prej Bosnje-Hercegovinës.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika