Dogana gjen 150 gramë metamfetaminë në veturën e një çifti në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë antikontrabandë gjatë një kontrolle për persona dhe vetura të dyshimta në Han të Elezit kanë zbuluar dy qese që përmbanin rreth 150 gramë nga substanca narkotike e llojit metamfetaminë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Doganës, kjo substancë narkotike është gjetur gjatë kontrollit të automjetit të një çifti, njofton Dukagjini.

Pas dokumentimit të rastit, substanca dhe personat e përfshirë i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme hetimore.

“Pas dokumentimit të rastit, substanca dhe personat e përfshirë i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme hetimore. Metamfetamina është një substancë tepër e rrezikshme psikotrope, e cila shkakton varësi të shpejtë, rritje të agresivitetit, dëmtime serioze të sistemit nervor, probleme kardiovaskulare, rrezik të lartë për mbidozë dhe pasoja të përhershme në shëndetin mendor dhe fizik. Përdorimi dhe trafiku i saj paraqesin rrezik të madh për sigurinë publike dhe shëndetin e komunitetit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të fundit nga rubrika