Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 2 mijë syze të dyshuara si të falsifikuara gjatë një kontrolli në Prishtinë.
Sipas njoftimit, Dogana bëri të ditur se Zyra Doganore në Prishtinë, gjatë një kontrolli të detajuar të një ngarkese me mallra komerciale, ka identifikuar 2,070 palë syze dielli me marka tregtare të njohura si Gucci, Porsche dhe Miu Miu, për të cilat ekziston dyshimi se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Po ashtu, thuhet se mallrat janë ndaluar menjëherë, ndërsa rasti është duke u trajtuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
