Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed Philanthropies

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, sekretare e përgjithshme e organizatës Alwaleed Philanthropies, dhe delegacionit të saj, të cilët janë në Kosovë për të marrë pjesë në një ceremoni ku do të dorëzohet një donacion i pajisjes mjekësore SPECT/CT/PET për shëndetin e qytetarëve nga ana e tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed Philanthropies, e cila udhëheq delegacionin e kësaj organizate.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, organizata Alwaleed Philantropies janë në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nën patronatin e presidentes së Kosovës ku do të dorëzohet një donacion i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë në QKUK nga ana e Alwaleed Philanthropies.

Presidentja Osmani ka falënderuar në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës Alwaleed Philanthropies të udhëhequr nga Princi Alwaleed Bin Talal Al Saud, për këtë donacion që do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin e qytetarëve tanë si dhe ka ofruar bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve të tjera që janë në interes të qytetarëve të Republikës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika