Gashi: Duket qartë se Kurti nuk e zbaton kërkesën për ta dërguar Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese

“Duket e qartë se kryeministri Kurti nuk e zbaton kërkesën për ta dërguar Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese,” ka thënë analisti Astrit Gashi.

Analisti Gashi ka thënë se duhet të shihet se sa rezistent do të jetë kryeministri Kurti në këto deklarime deri në fund.

“Nëse kthehemi në dy vitet e fundit për të gjitha gjërat që ka thënë i refuzoj dhe nuk i bëj nëse nuk bëhen kështu, janë bërë.”

Sipas Gashit, është një bindje te ndërmjetësit e shteteve të fuqishme evropiane që “nëse i jepet presion” Kurtit, ai i kryen punët.

“Ka njëfarë bindje edhe të ndërmjetësit të shteteve të fuqishme evropiane që nëse e mbështet kryeministrin Kurti për muri, ai e kryen punën, pra dhe ky presioni që po i bëhet për me e kry punën, duke pyetur se a do funksionojë kjo apo jo, do e shohim. Ne e dimë se marrëveshja me targa ku tha që më ka njoftuar ambasadori amerikan që dinte diçka më shume po e shtyj, marrëveshjen e Brukselit dy javë para se me pranu në Bruksel në Kuvend e ka anashkalu, ka qitur marrëveshje të re edhe marrëveshjen e Ohrit gjatë gjithë ditës e ka refuzuar, në fund e ka pranuar,” tha Gashi.

E dështim total, Gashi e quan nëse asociacioni bëhet “Pazar” për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

“Unë nuk jam i sigurt të them që kryeministri Kurti nuk e bën veprimin, por jam i sigurt të them që nëse Kurti pas tokave të Manastirit e bën Pazar asociacionin për Këshill të Evropës. është dështim total politik i tij”.

Asnjë qeveri nuk i ka jap dy gjëra për një gjë, shtoi Gashi duke thënë që pajtohet se sa i rëndësishëm është anëtarësimi në KiE.

“Unë pajtohem që është me rëndësi anëtarësimi në KiE, Kurti herë po thotë asociacioni i mirë e herë i keq, unë mendoj që nuk është i mirë, nuk shoh arritje të Kosovës, shoh dështim qeveritar në negociim të draftit të statutit të asociacionit.”

“Por kryeministri i Kosovës është i pari prej krejt kryeministrave që thotë një marrëveshje është e keqe dhe e bënë, përfshij tokat e Manastirit.”

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika