Këngëtari i njohur me emrin Gjesti, në konsultim me avokatët e tij, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”, si dhe ndaj stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj.
Para mediave, ai tha se nuk kërkon asgjë tjetër përveç rikthimit të shumave që pretendon se i takojnë.
“Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima. Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe paret e mia”, u shpreh këngëtari.
Rasti pritet të ndiqet më tej përmes procedurave ligjore.