“DREJTËSI, JO POLITIKË!”: Protestë paqësore më 17 shkurt në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Platforma “Liria ka Emër” sot mbajti konferencë për media në Prishtinë, ku u paralajmërua organizimi i një proteste paqësore më 17 shkurt, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu”, me moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Në këtë konferencë, fjalimi u mbajt nga Ismail Tasholli, Eliza Hoxha dhe Arbnore Zogiani-Halili, të cilët theksuan se data 17 shkurt nuk është zgjedhur rastësisht.

Ajo përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe me momentin historik të shpalljes së saj, duke e bërë këtë protestë një akt simbolik dhe qytetar në mbrojtje të parimit të drejtësisë. Platforma “Liria ka Emër” vlerëson se procesi gjyqësor në Hagë, i cili ka hyrë në fazën përmbyllëse pas më shumë se pesë vitesh, ka krijuar shqetësime serioze në opinionin publik.

Zvarritja e procedurave, kompleksiteti i tyre, informacionet kontradiktore, si dhe perceptimi i ndikimit politik, kanë cenuar besimin qytetar se drejtësia po trajtohet si një proces thjesht juridik.

Gjatë konferencës u theksua se drejtësia, për të qenë e tillë, duhet të jetë e paanshme, e shpejtë, e kuptueshme dhe e pavarur nga çdo ndikim politik. Platforma ritheksoi se protesta e paralajmëruar nuk është protestë kundër drejtësisë, por thirrje për drejtësi reale, pa standarde të dyfishta, pa procese të pafundme dhe pa verdikte të ndikuara nga agjenda politike.

“Ne kërkojmë verdikt juridik, jo verdikt politik. Vendime të bazuara në prova dhe ligj, jo në presione apo skenarë,” u tha në konferencë.

Protesta e 17 shkurtit do të jetë paqësore dhe dinjitoze, si reflektim i karakterit moral të kauzës. Platforma “Liria ka Emër” u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë qetësisht, me mesazhe të pastra dhe pankarta që përcjellin kërkesën kryesore: drejtësia nuk duhet të shndërrohet në mjet politik.

Më 17 shkurt, qytetarët ftohen të dalin në shesh për të rikujtuar një parim themelor: drejtësia është shtyllë e çdo shoqërie të qytetëruar. Drejtësi, jo politikë!

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika