Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, për Radio Dukagjini ka thënë se në aksionin e sotëm janë duke u liruar të gjitha hapësirat publike që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me inspektimet e sotme në kryeqytet ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar në qendër të kryeqytetit dhe se janë duke u trajtuar të gjitha rastet.

“Aksioni është duke vazhduar në zonën qendër të kryeqytetit për momentin dhe natyrisht që janë duke u trajtuar të gjitha rastet, të cilat mbi bazën e informacioneve dhe konstatimeve të inspektorëve kemi ardhur në përfundim që janë duke u shfrytëzuar hapësirat pa leje të organit kompetent.

Kemi parasysh që bizneset e gastronomisë, ka prej tyre që shfrytëzojnë hapësira publike, po për të cilat organet kompetente të kryeqytetit kanë dhënë pëlqimin e tyre duke marrë parasysh shumë rrethana, por disa të tjera kanë ngritur konstruksione në to, kanë ndërhyrë në hapësira të gjelbra, prandaj jemi duke punuar intensivisht në lirimin e këtyre hapësirave”, ka thënë Dushi për Radio Dukagjini.

Dushi ka treguar se nuk ka kundërshtime nga bizneset sepse sipas tij, ato e kanë kuptuar se janë hapësira që ata nuk mund të zhvillojnë veprimtarinë e tyre.

Më tej, drejtori i Inspektorarit në Prishtinë ka theksuar se do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të Prishtinës ku kjo dukuri është më e ritheksuar.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika