Dritan Abazovic, Kryeministri i parë shqipëtar i Malit të Zi

Dritan Abazoviq është zgjedhur Kryministër i Malit të Zi të enjten e 28 prillit.

Kështu, Abazoviq ka hyrë në histori si kryeministri i parë shqiptarë që udhëheqë qeverinë në Podgoricë.

Me 45 vota për e 3 kundër, 36 vjeçari do të drejtojë me qeverinë malazeze bashkë me dy ministra të tjerë shqiptarë nga 18 sa do t’jenë gjithsej.

Ai pas zgjedhjes në krye të ekszekutivit, ka premtuar se do të punoj për një shtet që respekton të gjithë.

“Zgjidhja e çështjeve të hapura që kanë bllokuar rrugën evropiane të Malit të Zi dhe proceset e tjera reformuese do të jenë fokusi i punës së qeverive të reja. Unë do të udhëheq një dialog aktiv politik për të përmirësuar atmosferën në komunitet dhe për të reduktuar konfliktin në vend”.

”Unë nuk jam dakord që Mali i Zi të ndahet në dy të kundërta, por të zhvillohet në një shtet civil që respekton të gjitha dallimet. Ne do të fokusohemi në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të shfrenuar”, ka thënë Dritan Abazoviq.

Ai ka çuar në tre numrin e shqiptarëve që udhëheqin qeveritë e tre shteteve nga gjashtë sa janë në Ballkanin Perëndimor.

Të jashtzakonshme e ka vlerësuar një gjë të tillë, njohësi i çështjeve politike Artan Muhaxhiri.

“Kjo është një gjë e jashtzakonshme sepse është hera e parë që ndodhë kështu por, e tregon edhe emancipimin e qytetarëve edhe të vetë popullit shqipëtar në treva të ndryshme, sepse të gjitha ato paragjykimet dhe stereotipet që historikisht nga u kanë mveshur, tani kanë rënë poshtë”, ka thënë analisti Muhaxhiri.

Megjithatë, Muhaxhiri potencon se Abazoviq nuk duhet të shikohet nga ana etnike pasi që ai do ta ketë të vështirë të veproj në kundërshtim me interesat e shumicës në Podgoricë.

Por Abazoviq po shihet si një person që mund ta përfshijë Malin e Zi në iniciativën Open Ballkan.

Kështu, e ka vlerësuar analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, i cili gjithashtu mendon se nuk duhet të pritet shumë nga përkatësia e tij etnike.

“Ne Shqiptarët nuk është se duhet të presim shumë nga përkatësia etnike e tij por duhet të presim nga vizioni qytetar i tij. Mundësitë më të mëdha janë që edhe Mali i Zi t’i bashkohet kësaj nisme. Është një nismë normale sa i përket interesave por kuptohet pa pjesmarrjen e Kosovës, mua më duket shumë shumë e dobët”, Ben Andoni, analist.

Deri tek zgjedhja e Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë në Mal të Zi, erdhi pasi që qeveria paraprake e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika