Droga e fajdeja problem në Kosovë, Hoxha me thirrje për luftimin e tyre

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka përmendur dy problematikat më të mëdha që po ballafaqohet vendi e që është ajo e drogës por edhe fenomeni i fajdeve, për çka për këtë të fundit tha se ka filluar që marrëveshja të bëhet edhe tek noterët.

Hoxha në fjalën e tij teksa u prezantuar plani i punës vjetore të 2025 së policisë rajonale të Prishtinës, tha se droga është e përhapur  por se duhet të vazhdojë beteja për ta luftuar këtë dukuri.

“Është çështja e problemit të drogës. Droga është goxha e përhapur në Kosovë dhe prek pjesën më të ndjeshme të shoqërisë sonë që është shoqëria. Dhe kjo problematikë nuk është problematikë e vetme, por betejë e vazhdueshme që nuk e ka fituar askush, ama të paktën ne do të bëjmë të pamundurën që të punojmë me komunitetin, familjen, shkollat, me komuna, me organizata dhe prokurorinë e gjykatat në mënyrë që ta reduktojmë ofertën e drogës në territor të Kosovës. Dhe po ashtu kërkesën duke punuar në rehabilitim dhe vetëdijesim të njerëzve.

Lidhur me këtë, ne kemi marrë vendim që përveç njësisë së drogës që merret me trajtimin dhe parandalimin e këtij fenomeni, do të caktojmë disa zyrtarë policorë në çdo njësi të hetimeve në stacion policor, që do të jenë përgjegjës për të zbuluar këtë fenomen. Pastaj koordinimi do të bëhet me hetimin rajonal dhe qendror në mënyrë që të rrisim numrin e policëve që merren me fenomenin e drogës, sepse nuk mundemi me copëzu shumë Policinë e Kosovës në atë formë duke gjuajtur përgjegjësinë te njeri-tjetri, por do ta kemi të gjithë përgjegjësinë”, tha ai.

E fajdeja është problemi tjetër që Hoxha thotë është duke u kryer në dy forma në Kosovë.

“Fenomeni tjetër është fajdeja. Ne para dy viteve kemi krijuar një task-forcë e cila ka kryer dhjetëra operacione kundër fajdeve në Kosovë. Është fenomen që është prezent dhe ne duhet me gjetë forma për me luftu, bashkë me prokurorinë. Duhet me mbledh informacione. Janë dy-tri forma që po kryhet fajdeja në Kosovë. E para është që fajdexhinjtë, në bashkëpunim me viktimat, se viktimat nganjëherë prej zorrit dhe telasheve që i kanë shkojnë te noterët të noterizojnë marrëveshjen për fajde. Dhe për këtë, legjislativi i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës do ta ndryshojë Kodin Penal të Kosovës në mënyrë që të gjendet një modalitet për me rrit efikasitetin e luftës ndaj këtij fenomeni, qoftë nga policia a prokuroria dhe pastaj dënimet që mund t’i japë gjykata. E dyta janë sallonet e kerreve, shitjet e kerreve. Në bazë të informacioneve këta janë të përfshirë në këtë muhabet. Kështu që kërkoj më shumë informacione për çështjen e fajdeve”, theksoi Hoxha.

Hoxha pati një kërkesë për Komunën e Prishtinës e që ka të bëjë me një parcelë për ndërtimin e stacionit policor, për çka tha se nuk është e duhura ajo që është paraparë të jetë në Kalabri për shkak se 80 për qind e qytetarëve banojnë në zona të tjera të kryeqytetit dhe jo në këtë lagje, e që kështu krijojnë më shumë vështirësi që qytetarët t’i raportojnë problemet e tyre.

“Një kërkesë e kam për kryetarin e komunës, sidomos për Prishtinën. Ne kemi problem me hapësira dhe këtë e kemi diskutuar disa herë. Ne kemi një parcelë të ndarë në lagjen Kalabria, por që parcela, duke e pa nga aspekti operativ dhe vendi ku banojnë shumica e banorëve të këtij stacioni policor, i bie që 80 për qind e banorëve jetojnë në Dardani, Ulpianë e Mat, e nëse ne ndërtojmë stacion policor këtu, e kanë të pamundur qytetarët dhe kanë vonesa e ngatërresa deri atje poshtë për me raportu. Ne kemi tregu që një parcelë të na ndahet prej Shkollës së Mesme të Mjekësisë e deri te rruga B, e do të ishte ideale”, nënvizoi ai.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika