Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon presidenti i Qipros

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, ka dhënë detaje shtesë për sulmin me dron ndaj një baze ushtarake britanike në jug të Qipros, në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Menjëherë pas mesnatës, “një mjet ajror pa pilot – Shahed” u rrëzua në objektet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Akrotiri, “duke shkaktuar dëme të vogla materiale”, shkroi Christodoulides në X.

Presidenti Christodoulides tha se është “në kontakt të vazhdueshëm” me udhëheqësit e Evropës dhe ata të vendeve të tjera.

Ai shtoi se Qiproja “nuk e ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë operacioni ushtarak”.

Ndërsa, Ministria Britanike e Mbrojtjes, konfirmoi se po zhvendos familjarët jashtë bazës së Akrotirit për siguri, raporton BBC.

Ndërkohë, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ka bërë të ditur se në rajonin e Gjirit ndodhen rreth 300,000 qytetarë britanikë, nga të cilët 102,000 kanë regjistruar pranishmërinë e tyre pranë Ministrisë së Jashtme, duke marrë përditësime direkte për këshillat e udhëtimit dhe sigurinë.

Shumë vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, duke e bërë të vështirë kthimin e britanikëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Cooper e përshkroi situatën si “jashtëzakonisht stresuese” dhe tha se qeveria po punon me përkushtim për të ndihmuar qytetarët të kthehen në shtëpi në mënyrë të sigurt.

Ajo shtoi se britanikëve jashtë vendit do t’u jepen udhëzime gjatë zhvillimit të situatës dhe se ekipi i saj po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për udhëtimin.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika