Dugolli: Kemi shkëmbim të informacioneve me KFOR-in për veriun

Deputeti nga radhët e LVV-së, Enver Dugolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka shkëmbime të informacioneve për veriun e vendit me forcat paqeruajtëse të KFOR-it

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës, shkëmben informacione për veriun e vendit me forcat paqeruajtëse të KFOR-it, që gjenden në Kosovë.

Sipas Dugollit, suksesi i Policisë së Kosovës, në shtrirjen e sovranitetit edhe në veri, është i dukshëm.

Dugolli i cili ishte i ftuar në emisionin “Five”, ka thënë se sulmet ndaj Policisë së Kosovës ka mundësi që janë duke u bërë me urdhër të nënkryetarit të Listës Serbe, i cili është edhe në kërkim, Milan Radojçiq.

“Janë duke punuar organet tona të inteligjencës, AKi dhe Policia, ka bashkëpunim me KFOR-in me NATO-n e cila është prezentë në atë pjesë. Besoj që gjithë kjo punë që po bëhet do të kurorëzohet me kapjen e kriminelëve”, ka thënë Dugolli.

“Paralajmërimi që e dha si rrufe, krye krimineli i kërkuar, ishte sinjal që ai do të mobilizojë këta njerëz, që merren me korrupsion dhe kontrabandë, sulmet mund të jenë të orkestruara. Por dy persona janë ndalë, njëri është në paraburgim tjetrin prokuorria e ka liru”, ka vijuar ai.

Dugolli ka theksuar se “shumë shpejt do të ketë kapje të atyre individëve që i kryejnë këto krime”.

Por sipas tij, kapja e urdhërdhënësve të tyre, më e vështirë për shkak të vijës së gjatë të kufirit me Serbinë dhe rrugëve malore.

“Vija kufitare me serbinë është kogja e gjatë në atë lokalitet, dhe rrugët malore janë kogja vështirë ti vësh në kontroll, prandaj e shfrytëzojnë kalimin ilegal, por në momentin që dihet lokaiconi i tyre, do të arrestohen”, ka thënë Dugolli.

Tutje deputeti i LVV-së, ka thënë se Milan Radojçiqit, i është zbehur ndikimi. Duke ju referuar takimit me në zyret e Qeverisë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, Dugolli ka thënë se në kohën e qeverisjes Kurti, Radojciq, mund të shihet vetëm në zona malore.

“Dihet botërisht se ata kanë fletëarrest, prandaj kurdo që dihet për lokacionin e tyre do të arrestohen, ka një ndryshim të madh të gjendjes, po këta dy kriminel që janë me aktakuza, që janë marrë me krim të organizuar. Prej zyreve që shëtisnin në zyret e qeverisë, tash ju kanë mbet rrugët malore, vetëm ndonjë selfie mund ta bëjnë”, ka deklaruar ai.

Kurse për rastin e  Fadil Kodrës i cili ka pasur pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Dugolli ka thënë se ai nuk është shkarkuar por i ka skaduar mandati. Sipas Dugollit, ministri Xhelal Sveçla, e ka respektuar ligjin.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika