Dugolli: Kërkesa e BE-së nuk është e re, s’besoj që Kurti e pranon Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Profesor Bujar Dugolli, nuk beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jepte një pajtim me nënshkrim në rast se nuk është shmangur formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe me kompetenca ekzekutive. Von der Leyen, përsëriti qëndrimin evropian se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto Kosovën

Profesor Bujar Dugolli, nuk beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jepte një pajtim me nënshkrim në rast se nuk është shmangur formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për porositë për Kosovën nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Von der Leyen, përsëriti qëndrimin evropian se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto Kosovën.

“Jam i sigurt që ajo që është kundërshtuar për shkak të kompetencave dhe pushtetit të tretë është shmangur sepse nuk besoj që Kurti do të jepte një pajtim për nënshkrim në rast se nuk është shmangur ajo”, ka thënë Dugolli.

Sipas tij, kjo nuk është kërkesë e re, por e e kahmotshme.

“Por pas asaj që ndodhi me atë ridizajnimin e procesit të dialogut ku si rezultat i saj u prodhua një plan që njihet si plani franko-gjerman, tani në kuadër të asaj kjo temë ka qenë një temë që nuk mund t’i kte asnjë qeveri, e s’ka mundur t’i ikte as kjo. Ky stimul i ri që i është dhënë këtij procesi… dolën me deklaratën se Kosova ka mbetur ta plotësojë pikën 7 dhe Serbia njohjen de facto dhe tash u takon institucioneve të  bëjë me dije se çka përmban ai draft”, tha ai.

Megjithatë, Dugolli thekson se “nga ajo që është thënë që nuk cenon sistemin politik, juridik dhe kushtetues të Kosovës dhe mendoj që nëse është arritur si draft propozim është një fitore”.

“Kosova e ka këtë obligim, në cilën fazë dhe si do ta sistemojë  këtë kërkesë të BE-së, të shohim por mendoj meqë Serbia po ikë nga marrëveshja bazë mendoj që Kosova duhet të kenë marrëveshje me BE-në dhe faktorin ndërkombëtar sepse kjo çështje nuk mund të kalojë pa pasur përfitime Kosova në rrugën e vet si stabilizimi në aspektin e sigurisë”, shtoi më tej ai.

Në anën tjetër, avokati Skender Musa nuk sheh ndonjë fitore të Kosovës në këtë raport.

“Nuk shohim fitore në radhë të parë nuk është bërë publike se çka përmban drafti dhe termi vetëmenaxhim është një term politik dhe juridik që nënkupton vetëqeverisje. Vetëqeverisja dhe vetëmenaxhimi janë forma të autonomive”.

Ai potencon se Serbia do të detyrohet të bëjë njohjen de jure të Kosovës.

“Ajo çka është mirë në këtë proces është që Kosova ka arritur të zbresë në rrafsh dhe t’i shohë gjërat realisht, t’i përkushtohet dialogut, të mos përsëritet rasti i Banjskës, dhe të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar”, tha Musa.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika