Dugolli: Një qeveri e pakicës për disa muaj, pastaj zgjedhjet

Profesori Bujar Dugolli ka komentuar mundësitë për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se zgjidhja më e mirë do të ishte gjetja e votave të nevojshme nga deputetë individualë për të garantuar funksionimin e institucioneve.

“Unë e shoh më të mirën që të gjenden edhe pesë vota nga deputetë individualë, që Kuvendi të konstituohet dhe të mund të kryejë funksionet emergjente. Nëse nuk arrihet marrëveshje mes koalicioneve, nuk mund t’i fusim me zor deputetët në koalicion. Por paktën të dalin pesë deputetë që punojnë vetëm për interesat e Kosovës,” ka deklaruar Dugolli në emisionin FIVE.

Ai ka shtuar se një qeveri e pakicës për disa muaj mund të menaxhojë çështjet emergjente, si ligji i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe marrëveshjet ndërkombëtare që presin fondet e BE-së.

“Këto dyja janë interes nacional i shtetit. Ata deputetë që e marrin këtë obligim pavarësisht cilat parti dalin mbi interesin e partisë unë mendoj se janë patriot të vërtetë. Duhet të konsiderohen si shpëtimtar të daljes nga kriza qoftë për një qeveri të pakicës për disa muaj edhe mandej të shkojë vendi në zgjedhje”, ka deklaruar Dugolli, ne emisionin FIVE.

 

Të fundit nga rubrika