Dugolli për vizitën e Kurtit: Në SHBA ai ka shkuar që ta kthejë Kosovën në hartën e investimeve dhe për çështjen e sigurisë

Kryeminstri, Albin Kurti në Shtetet Bashkuara të Amerikës, kishte shkuar që të nxis investime në Kosovë, dhe çështja tjetër ishte ajo e sigurisë, sipas Dugollit

Deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli

“Kryeministri Albin Kurti ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që Kosovën ta kthej në hartë të investimeve dhe për çështje të sigurisë së Kosovës”.

Sipas deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, Kurti asnjëherë nuk kishte thënë se po shkonte në Amerikë për të takuar presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Dugolli, ka thënë se, mediat të cilat kanë lansuar lajme se kinse Kryeminstri Kurti nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, duhet të kërkojnë falje.

“Jo mua as kryeministrit Kurti, por qytetarëve të Kosovës, duhet t’ju kërkohet falje”, ka thënë Dugolli.

Tutje ai ka thënë se, ka pritur që të ketë devijim, nga jashtë Kosovës por, jo edhe nga brenda saj.

“Unë besoj se vizita e Kurit do t’i sjellë të mira shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai, në Debat Puls.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika