“Dukagjini” dhe “Pearson Education” trajnojnë arsimtarët për format inovative të mësimdhënies

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me botuesin më të madh në botë, “Pearson” Education”, kanë organizuar një trajnim dy ditor për mësimëdhënësit e gjuhës angleze në Kosovë. Ky trajnim që është mbajtur një ditë në Pejë dhe një ditë në Prishtinë, është mirëpritur nga qindra mësimëdhënës të kësaj fushe

Ndonëse e diela nuk është ditë kur mësimdhënës të shumtë janë në punë mirëpo të shumtë iu përgjigjen ftesës së shtëpisë botuese Dukagjini dhe njërës nga shtëpitë botuese më të mëdha në botë “Pearson Education”.

E ftesa ishte që këta arsimtar e arsimtare të nisin trajnimin në gjuhën angleze.

Në këtë trajnim,  mësimdhënësit janë njoftuar rreth metodave të reja për t’i ndihmuar nxënësit të zbulojnë teknika të reja të mësimit, duke përdorur shembuj nga librat Wider World, Today dhe Yazoo.

“Pika kryesore për në ka qenë mbështetja për mësimdhenësit e Kosovës, shumica e mësimdhënësve janë të njohur edhe më këto trajnime, nuk është hera e parë por është hera e tret që po e  organizojm një trajnim të till bashk më Pearson,” ka thënë Erza Mati nga Shtëpia botuese, “Dukagjini”.

Ngjashëm si në Prishtinë, një ditë më parë, një trajnim i tillë është mbajtur edhe në Pejë.

Jeanne Perret, trajnere e shtëpisë botuese Pearson për mësimdhënës të gjuhës angleze, thotë se fëmijët e Kosovës por edhe mësimdhënësit janë me shumë fat, pasi që mësojnë me libra të njejtë si fëmijët në vendet më të zhvilluara të botës.

“Unë mendoj se duhet shumë punë për të bërë, në fakt dhe shpresoj që ne t’ua bëjmë mësuesëve më të lehtë sepse ata kanë gjithçka,” ka thënë Jeanne Perret, Trajnere nga Pearson për mësimdhënës të gjuhës angleze.

Secili pjesmarrës është pajisur me kodin për materialet mësimore dhe materialet ndihmëse, si dhe janë certifikuar për pjesëmarrje.

Pjesëmarrësit që u trajnuan, thanë se mësimet që morrën do të iu ndihmojnë gjatë orëve në të cilat ligjërojnë.

“Është hera e dytë që po marr pjesë në këto trajnim, është shumë e përshtatshme për neve. Trajnimet na ndihmojnë më fresku mësimdhenjen, një metod të re,” tha Faton Retkoceri, Mesimdhënës i Gjuhës Angleze.

Shtëpia Botuese Dukagjini dhe “Pearson Education”, theksojnë se këto lloj trajnimesh janë një derë e re, e cila po u hapet mësimdhënëseve të gjuhës angleze për të eksploruar metoda të reja dhe të thjeshta, por inovative, në mënyrë që t’i motivojnë nxënësit drejt mësimnxënies.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika