Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lekturave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që mblodhi dhjetëra nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të komunitetit arsimor.
Panelistet Adelinë Selmani dhe Anda Gjikolli folën mbi rëndësinë e leximit në moshë të hershme, duke ndarë me të pranishmit reflektime, rrëfime dhe ide nga librat e rinj.
Ato prezantuan gjithashtu aparaturën didaktike që shoqëron çdo lekturë, e cila synon t’i ndihmojë mësimdhënësit në procesin mësimor dhe t’i angazhojë më shumë nxënësit në lexim.
Një nga momentet më të veçanta të promovimit ishte “Kutia magjike”, nga e cila dolën personazhe të njohura të librave, duke krijuar një atmosferë interaktive që i bëri fëmijët të emocionoheshin dhe të argëtoheshin pa masë.
Dukagjini falënderoi mësimdhënësit për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe njoftoi se shumë shpejt do të organizojë aktivitete të tjera promovuese në shkolla dhe qendra kulturore në të gjithë vendin, për të nxitur kulturën e leximit dhe për të sjellë aventura të reja për fëmijët.
