Duraku kërkon nga menaxhmenti i ShSKUK-së që të japin dorëheqje

Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK), Enlirat Duraku





Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK), Enlirat Duraku në një reagim dërguar mediave, ka kritikuar menaxhmentin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) për shërbime jocilësore dhe ka kërkuar që të japin dorëheqje.

“Menaxhmenti i SHSKUK-së duhet të dorëhiqet për shkak se deri sot ka dëshmuar që qëllim primar e kanë të dalin mirë para atyre që i kanë emëruar, favoret, hakmarrjet ndaj menimeve ndryshe, fotografinë me ministra e zv. ministra, ndërsa mirëqenien e punëtorëve shëndetësor dhe shëndetin kolektiv e kanë në plan të dytë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, fotografitë nuk mjaftojnë që qytetarët të kenë shërbime cilësore gjersa ka shtuar se duhet “të dorëhiqen ose të kërkojnë shkarkim përmes protestave dhe grevave”.

“As profesionistëve shëndetësorë fotografia e bërë mirë dhe me aparat fotografie të sofistikuar nuk u’a përmirëson kushtet e punës dhe mirëqenien”, ka theksuar ai.

Sipas tij, nëse këto të fundit nuk reagojnë, do të organizohen greva.

“Nëse nuk do të reagojnë, adyshim që do organizohen greva, të mbëshetura në Kushteutë dhe legjislacionin në fuqi, sigurisht nga ata të cilët nuk e kanë preokupim pagën e sindikalistit, mirëpo dinjitetin dhe mirëqenien e punëtorëve shëndetësor dhe shëndetin e qytetarëve të cilëve u shërbejmë”, ka shtuar ai.

Po ashtu më 14 nëntor, ai ka kërkuar nga menaxhmenti i ShSKUK-së që ta bëjë të mundur që analizat e pacientëve të kryhen në ambiente adekuate.





Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika