Dy aksidente trafiku me fatalitet janë raportuar gjatë ditës së 15 gushtit në Malishevë dhe Suharekë, ku kanë humbur jetën dy persona.
Në fshatin Mleqan të Malishevës, rreth orës 14:05, një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka ndërruar jetë.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull me veturën e tij ka goditur një këmbësor m/k. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Një tjetër aksident me fatalitet është raportuar në fshatin Bukosh të Suharekës, rreth orës 07:35, ku janë përfshirë dy automjete.
“Është shkaktuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit viktima f/k ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.
Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.