Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy gra janë raportuara të zhdukura, njëra në Podujevë dhe tjetra në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, për të dyja rastet kanë nisur hetimet, njofton Dukagjini.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 03.03.2026 – 07:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj, rasti nën hetime”.
“Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë / 04.03.2026 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.