Dy muaj tjerë paraburgim për Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili u arrestua si i dyshuar për spiunazh te BIA serbe.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë ajo.

Fatmir Sheholli ishte arrestuar më 9 tetor nën dyshimet për spiunazh.

Ndaj tij, më 10 tetor Gjykata e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ai dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve të urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiq.

Ndaj tij më 10.10.2025 Gjykata e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Sheholli dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve të urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiç.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale që ka siguruar KALLXO.com, thuhet se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga BIA dhe ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke mbledhur të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me disa prona “kinse të uzurpuara” të komunitetit serb në Kosovë, e po ashtu në lidhje me aktivitete biznesore, si dhe me gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Detyrat e Shehollit sipas Prokurorisë Speciale ishin grumbullimi i informacioneve dhe shpërndarja e tyre në mediat online në Kosovë.

Po ashtu, në dosje thuhet se Sheholli ishte nën hetime nga Prokuroria që nga muaji gusht i vitit 2024 dhe për një kohë ai ishte edhe në përgjim fizik.

Në vëzhgimet direkte sipas dosjes së prokurorisë është zbuluar edhe një skemë ku Sheholli ka pranuar informacione nga BIA të cilat më pas janë publikuar në media në Kosovë.

Këto të dhëna pastaj, sipas Prokurorisë Speciale, Sheholli dyshohet se i ka përcjellë zyrtarit të lartë të BIA-s, përmes komunikimeve telefonike.

Më 07.10.2025, KALLXO.com publikoi hulumtimin për një dosje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e cila ishte dorëzuar në Prokurorinë Speciale kah mesi i vitit 2024, teksa përmendej edhe Fatmir Sheholli.

Dosja fliste për dyshime se si rreth 2 milionë euro të fondit special të AKI-së ishin shpenzuar nga tre-ish drejtorët e këtij institucioni, Driton Gashi, Shpend Maxhuni dhe Kreshnik Gashi në periudhën kohore 2017 – 2020.

Raporti i inspektimi, thotë se ish-drejtori Driton Gashi nga Fondi Special Operativ kishte shpenzuar mbi 1 milion euro, prej të cilave 500 mijë euro nuk dihet se kush i kishte pranuar. Por, për 500 mijë të tjera, kryeinspektori i AKI-së, Kujtim Shala, e pati konfirmuar se ishin pranuar nga Fatmir Sheholli, tani i arrestuar si i dyshuar për spiunazh.

Fatmir Sheholli, është një figur e njohur në Kosovë që shpesh herë kishte marrë pjesë edhe në emisione televiziive në Kosovë dhe po ashtu ishte përmendur në foltoren e Kuvendit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Veç mos e tako Fatmir Shehollin, veç mos rri me Fatmir Shehollin, bashkëpunëtorin e Serbisë”, kishte deklaruar Albin Kurti, kryeministri tani në detyrë, më 03.11.2023, teksa po debatonte me deputetin e PDK-së, Hysen Berisha.

Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, në 9 raste thuhet se i ka dorëzu tek Fatmir Sheholli mbi 500 mijë euro.

Fatmir Sheholli në atë kohë kishte pranuar para edhe nga ish-drejtori tjetër i AKI-së, Shpend Maxhuni.

Vlera e parave që Maxhuni kishte dorëzuar tek Sheholli në 4 raste llogaritet të jetë 139 mijë euro./EO

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika