Dy orë pritje për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar

Qytetarët, për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar, janë duke pritur dy orë ndërsa te pika tjetër e kufirit te Dheu i Bardhë janë duke pritur rreth 50 minuta

Për të dalë nga territori i Kosovës, qytetarët po ballafaqohen me pritje deri në dy orë në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, kolona e veturave që janë duke pritur për të dalë nga Kosova, në Merdar është 1000 metra.

Pritja për të dalë nga kjo pikë kufitare shkon nga 110  deri në 120 minuta.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë janë 300 metra, duke pritur deri në 50 minuta.

Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje, ose mesatarisht hyrja dhe dalja përllogariten rreth 3-5 minuta maksimum dhe pa kolona të pritjes.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika