Dy persona shoqërohen në polici në Ferizaj – dyshohet se janë familjarë të të arrestuarve për vrasjen në Kaçanik

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, pasi dyshohet se nuk posedonin dokumente identifikimi në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, ersonat në fjalë dyshohet të jenë familjarë të disa prej të arrestuarve me lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

“Dy persona që dyshohet që janë familjar të të arrestuarve janë përcjellur në polici për shkak se nuk kanë pas dokumente identifikimi”, tha Veseli.

Vlen të përmendet se seanca gjyqësore është duke u zhvilluar e mbyllur.

Kujtojmë se për vrasjen e rëndë të ndodhur më 1 prill 2025 në Kaçanik, janë ndaluar gjashtë persona – H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G. – ndaj të cilëve Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje dhe me planifikim paraprak për të privuar nga jeta zyrtarin e policisë, i cili u qëllua me armë zjarri në hyrje të banesës së tij.

Ata akuzohen për vrasje të rëndë.

Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton në Kaçanik, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Që të gjashtë të dyshuarit u arrestuan të hënën gjatë një operacioni të gjerë policor në Kaçanik dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në Ferizaj se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.

“Dyshimet e tona të deritanishme janë se vrasja e rreshterit tonë ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare. Megjithatë, motivet do të qartësohen edhe pas intervistimit të personave të dyshimtë dhe pas ekzaminimit të dëshmive të gjetura. Kjo mbetet të vërtetohet”, tha Hoxha.

Hoxha dhe Çerkini thanë se disa prej tyre kanë të kaluar kriminale dhe se Lika kishte punuar në zgjidhjen e disa rasteve ku ata dyshoheshin për vepra penale.

“Disa nga të arrestuarit kanë pasur të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar në të kaluarën për raste në lidhje me prirje ekstremiste”, tha Hoxha.

Policia kreu bastisje në nëntë lokacione në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës të hënën, duke sekuestruar dy vetura, telefona mobilë, disa laptop, një armë zyrtare, maska, tyta armesh dhe fishekë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika