Dy persona të plagosur në Viti, arrestohet një i dyshuar

Dy persona janë plagosur sot pas të shtënave me armë zjarri në Fshatin e Ri në Viti.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar.

Rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 08.08.2024 në ora 10:07, Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona. Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur”, ka thënë Hashani.

Sipas Hashanit, personat e plagosur janë duke marrë trajtim mjekësor.

“Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen. Sipas mjekut kujdestar të plagosurit për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”- tha ai.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy armë zjarri.

“Njësitet Policore kanë identifikuar dhe arrestuar një person mashkull kosovar, po ashtu në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy armë zjarri. Hetues policorë nga njësiti i hetimeve në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika