Dy policë të vrarë në një shpërthim në Moskë

Tre persona, përfshirë dy policë trafiku, kanë humbur jetën pas një shpërthimi në Moskë, njoftojnë autoritetet ruse.

Sipas Komitetit Hetues të Rusisë, dy policët e trafikut vunë re një “person të dyshimtë” pranë një automjeti policor në rrugën Yeletskaya dhe, kur u afruan për ta ndaluar, shpërtheu një pajisje eksplozive.

Raporte lokale thonë se personi i dyshuar, i cili dyshohet të ketë shpërthyer pajisjen, është njëri nga të vdekurit, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ngjarja ndodhi pranë vendit ku një gjeneral i lartë rus, Lt. Gen. Fanil Sarvarov, u vra disa ditë më parë nga një shpërthim i vendosur nën makinën e tij. Sarvarov, 56 vjeç, drejtonte departamentin e trajnimeve operative të Forcave të Armatosura dhe ishte i treti zyrtar ushtarak i vrarë nga shpërthime në Moskë gjatë vitit të fundit.

Komiteti Hetues njoftoi përmes Telegram-it se po hetohet një rast “për tentativë për vrasjen e oficerëve të trafikut”. Emrat e dy policëve të vrarë janë Ilya Klimanov, 24 vjeç, dhe Maxim Gorbunov, 25 vjeç.

Sipas burimeve të inteligjencës ushtarake ukrainase (HUR), një banor lokal dyshohet se ka vrarë dy përfaqësues të policisë ruse si shenjë kundërshtimi ndaj politikës agresive të Kremlinit, duke hedhur një paketë eksplozive në makinë, që shkaktoi shpërthimin. Dy persona të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

HUR gjithashtu pretendon se dy oficerët e vrarë kanë marrë pjesë në luftime kundër Ukrainës dhe kanë qenë të përfshirë në torturimin e të burgosurve ukrainas, por këto informacione nuk janë konfirmuar nga Moska.

Një banor pranë vendit të shpërthimit tha për Reuters, “ishte një shpërthim i madh. Një tërmet i fuqishëm – si ai i makinës disa ditë më parë.”

Moska dyshon se Ukraina mund të ketë pasur lidhje me shpërthimin e gjeneralit Sarvarov, por pa dhënë prova, ndërsa Ukraina nuk ka komentuar mbi këtë rast. Nuk është e qartë nëse të dy shpërthimet lidhen me njëra-tjetrën./BBC

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika