Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës janë raportuar dy raste të ndara të dhunimit, në Gjilan dhe Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, për dy rastet e ndara janë arrestuar tre persona, njofton Dukagjini.
Rasti në Gjilan raportohet të ketë ndodhur gjatë periudhës 28-31 janar 2026, rreth orës 00:30, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Gjilan 28-31.01.2026-00:30. Me 24.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Ndërkaq, në Vushtrri, sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në natën mes 24 dhe 25 shkurtit dhe për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit në këtë rast janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me të dyja rastet janë duke vazhduar.
“Vushtrri 24/25.02.2026-21:00-01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.