Dy shok-bomba shpërthejnë në oborrin e një shtëpie në veri

Pjesa veriore e vendit po vazhdonë ende të jetë cak i sulmeve me shok bomba. Dy të tilla u hodhën gjatë mesnatës së 15 korrikut në një shtepi private. Policia e Kosovës, thonë se hetimet janë duke vazhduar derisa shqetësuese këtë po e shohin njohësit e çështjeve politike

Pak lëvizje dhe qetësia e kishte kapluar pasditën e kësaj të diele qendën e Mitrovicës Veriore.

Por, kaq e heshtur nuk ishte edhe mesnata e së shtunës.

Fare pranë statcionit të Policisë në këtë pjesë të këtij qyteti, njëra nga këto shtëpi ishte cak i sulmit vetëm një natë me parë.

Ndonëse nuk bëhet e ditur për ndonje të dyshuar, në raportin e Policisë së Kosovës thuhet përpos që lajmërohet se janë gjetur mjetet shpërthyese, po ashtu konfirmojnë se nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.

Televizioni ka mësuar se shtepia që ishte cak e sulmit i takon një gruaje që punon në një prej misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Vazhdimi i hedhjeve të këtyre mjeteve, sipas profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, tregonë se aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e pjestarëve të grupeve kriminale duhet të vazhdojë e të mos ndalet.

“Fakti që ka shok bomba tregon se akoma nuk janë arrestuar të gjithë dhe kjo tregon një urgjencë që Policia e Kosovës të vazhdojë me aksionin për të arrestuar edhe pjestarët e tjerë të këtij grupi”, ka thënë Nexhmedin Spahiu, Profesorë i shkencave politike.

Spahiu që jeton në Mitrovicë thotë se ky sulm mund të jetë sinjal se grupet krimianle në këtë pjesë nuk do të ndalen.

“Kjo është shqetesuese dhe përveq që trembin popullatën tregojnë se këto struktura janë gjallë dhe janë duke u përgadit për aksione më të mëdha”, sipas profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiu.

Këto janë shok bombat e para të gjuajtura pas arritjes së marrëveshjes në Bratisllavë, ku Kosova është shprehur e gatshme që të tërheq rreth 25 përqind të prezencës policore në komunat veriore.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika