Dy të mitur dyshohet se sulmuan seksualisht një vajzë, arrestohet njëri prej tyre

Policia e Kosovës, përmes një raporti 24 orësh, ka bërë të ditur se një vajzë dyshohet se është sulmuar seksualisht nga dy të mitur dhe sipas njoftimit njëri prej tyre është arrestuar për sulm seksual dhe keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të mitur në Prishtinë dyshohet se kanë sulmuar seksualisht një vajzë, e cila po ashtu është e mitur.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i policisë, vajza ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon teksa nuk ishte e vetëdijshme.

“Me datë 08.05.2023 është raportuar një rast ku një femër e mitur ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga dy të mitur. Gjithashtu, viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ka qenë e vetëdijshme”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar kosovar (i mitur), i cili më pas është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, siç ka njoftuar policia, viktima është intervistuar në prani të prindërve dhe të zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale (QPS).

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si sulm seksual dhe keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika