Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë të premte në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë pas të shtënave me armë.
Të dy të plagosurit janë duke u trajtuar në mjekimin intenziv në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, njofton Dukagjini.
“Sot pasdite në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar dy persona të plagosur me armë zjarri. Ata janë duke u trajtuar në Spitalin tonë dhe aktualisht janë nën kujdesin e ekipit tonë mjekësor kujdestar, ndërsa po kryhen ekzaminimet dhe ndërhyrjet e nevojshme. Të plagosurit janë nën kujdes intensiv mjekësor dhe për çdo zhvillim të ri do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e Spitalit.