Dy të vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në Malishevë

Sot në fshatin Astrazup të Malishevës, në rrugën Malishevë–Rahovec, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Dukagjinin se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur, një gruaje dhe një burri.

Dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Ndërkohë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Të fundit nga rubrika