Dy të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak hungarez në Kroaci

Një helikopter ushtarak hungarez u rrëzua në Kroaci gjatë një misioni stërvitor, duke rezultuar në vdekjen e të paktën dy personave, ndërsa një anëtar tjetër i ekuipazhit vazhdon të jetë në kërkim

Në Kanionin e Çikolës të Kroacisë raportohet se rruga është mbyllur, 21 qershor 2023, foto Radio Drins.

Një helikopter ushtarak i Hungarisë është rrëzuar të mërkurën gjatë një misioni stërvitor në Kroaci. Si pasojë e rrëzimit, të paktën dy persona që ishin në bord vdiqën, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Hungarisë.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar për agjencinë e lajmeve MTI, se dy helikopterë të llojit Airbus H145 po kryenin stërvitje, kur njëri prej tyre është rrëzuar.

Tre persona ishin në bordin e helikopterit, i cili u rrëzua në zonën e kanionit të lumit Cikola, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit kroat, Zagreb.

N1 i Kroacisë ka raportuar se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur t’i nxjerrin trupat e dy personave që humbën jetën, ndërkaq anëtari i tretë i ekuipazhit është ende në kërkim.

Ende është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e helikopterit.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Mari Banoziq, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy anëtarëve të forcave ajrore hungareze, të cilët “dhanë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të kontribuuar në sigurinë tonë të përbashkët”.

Sipas pamjeve të transmetuara nga transmetuesi shtetëror kroat, HRT, ekipet e kërkim-shpëtimit po kryejnë operacione në një terren të pjerrët shkëmbor në zonën e kanionit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika