Dy të vdekur pasi një aeroplan mallrash rrëshqiti nga pista e Hong Kongut në det

Një aeroplan mallrash rrëshqiti nga një pistë në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut dhe u ul në det herët të hënën, duke vrarë dy anëtarë të stafit tokësor.

Fluturimi EK9788 i Emirates po mbërrinte nga Dubai rreth orës 03:50 sipas orës lokale (19:50 GMT) kur doli nga pista dhe u përplas me një automjet patrullimi të aeroportit, shkruan BBC.

Dy personat brenda automjetit vdiqën, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit në bord të aeroplanit i mbijetuan rrëzimit.

Kjo shënon një nga incidentet më vdekjeprurëse të aviacionit në Hong Kong prej vitesh – aeroporti ndërkombëtar i qytetit ka pasur një rekord të mirë sigurie.

Të fundit nga rubrika