Dy vdekje dhe 1 mijë e 793 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 1 mijë e 793 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKShPK-së ka njoftuar se të mërkurën e 20 korrikut nga 4 mijë e 513 testime, 1 mijë e 793 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se deri tani janë shëruar 174 qytetarë nga COVID-19, ndërsa vazhdojnë të jenë 8 mijë e 35 raste aktive në Kosovë.

“Vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim me dozën përforcuese më 28 qershor.

Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për personat mbi 12 vjeç.

Në këtë grup përfshihen personat që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika