Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit, Policia po i heton rastet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vdekjeve që po hetohen në komunat e Gjilanit dhe Gjakovës.

Në Gjilan, më 30 nëntor 2024, rreth orës 14:00, një qytetar ka raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili një ditë më parë kishte qenë në spital për kontroll mjekësor dhe ishte liruar, ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Ndërsa po dërgohej në emergjencë, ai ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Gjilan / 30.11.2024 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar me 29.11.2024 ka qenë në spital për kontroll mjekësor dhe është liruar, ndërsa sot i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe duke u derguar në emergjencë, i njëjti ka vdekur. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton raporti policor.

Në Gjakovë, po më 30 nëntor, rreth orës 17:10, është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë. Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremonitë mortore.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika