“Dyshime absolutisht s’ka, ka qenë aksidentale” – Drejtori i shkollës në Gadime për vdekjen e nxënësit në lumë

Drejtori i shkollës “Zenel Hajdini”, Skender Ademi, ka folur për rastin tragjik ku nxënësi Zejn Zejnhullahu humbi jetën mbrëmë pasi ra në lumë në fshatin Gadime.

Sipas tij, nxënësi ishte duke u kthyer nga shkolla kur, ndryshe nga shoqja e tij, nuk pranoi të hipte në makinë me të dhe vazhdoi rrugën i vetëm.

“Si të gjithë, ai ka dalë nga klasa me të gjithë shokët e tij. Ajo që ka qenë më e keqja edhe më e dhimbshme është se nuk ka hipur në një makinë që sigurisht e kanë lutur të hip. Por ai me këmbëngulje ka thënë se nuk dua të vij, nuk ka pranuar assesi dhe ka vazhduar rrugën vetë. Ka zgjedhur një rrugë më të shkurtër, me rreziqe e me probleme dhe pasi është futur ka qenë i vetmuar dhe porsa ka hipur në një vijë mbi lumë aty sigurisht duke e shikuar ndoshta ka pasur edhe marramendje dhe ka rënë nga ura në lum”, tha drejtori.

Ademi theksoi se nuk ka dyshime për rrethana të tjera.

“Dyshime absolutisht nuk ka, kjo ka ndodhur aksidentalisht ëhstë hera e parë që në këtë fshat ndodhin këso raste, nuk ka pasur dashtë zoti që më të mos ndodhin më”, theksoi Ademi.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika