Katër persona dyshohet se janë arrestuar për përfshirje në keqpërdorime gjatë procesit të lëshimit të lejeve për armë në Prishtinë, në kuadër të një aksioni të Prokurorisë Themelore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Burime të “Betimit për Drejtësi” bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe dy zyrtarë të një kompanie private.
Aksioni është ende duke u zhvilluar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.