Dyshimet për përfshirje në korrupsion, arrestohen dy mjekë në Vushtrri

Dy kirurgët A.L dhe E. S janë arrestuar nga policia nën dyshimin se kanë marrë pjesë në një aferë korruptive, të njëjtit janë suspenduar edhe nga puna. Ndërsa, I.Z është telefonuar për t`u dorëzuar në polici dhe ndaj tij është marrë vendimi që të shkarkohet nga u.d së shefit të repartit në spital

Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka njoftuar se dy doktorë janë arrestuar pas pretendimeve se janë përfshirë në një aferë korruptive.

Sipas njoftimit, të njëjtit janë suspenduar edhe nga puna, raporton Kallxo.com.

Gjithashtu, një doktor tjetër është telefonuar për t’u dorëzuar në polici dhe ndaj tij është marrë vendimi që të shkarkohet nga ushtruesi i detyrës së shefit të repartit në spital.

“Ju njoftojmë se policia e Kosovës e ka arrestuar në Spital, dr. A. L. dhe dr. E. S. Ndërsa dr. I. Z. është është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici” – thuhet në njoftim.

“Në këtë rast, do të veprojmë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me këtë rast dr. I. Z. shkarkohet nga pozita u.d shef i Repartit dhe suspendohet nga puna, po ashtu edhe dr. E. S. dhe dr. A. L. suspendohen nga puna deri në një vendim të ri” – thuhet tutje në njoftimin e spitalit “Sheikh Zayed”.

Së fundmi mediat raportuan për përfshirjen e tre mjekëve në një aferë të korrupsionit. Ndërsa, për rastin reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë.

Dikasteri që drejtohet nga Arben Vitia premtoi se do të bashkëpunojë me organet e hetuesisë për të adresuar pretendimet e raportuara nga mediat.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika