Dyshimet se u keqpërdorën 68 mijë vota në Prizren, arrestohen 109 të dyshuar

Dyshimet për keqpërdorimin e 68 mijë votave të kandidatëve për deputetë në Prizren, kanë vënë sot në lëvizje Prokurorinë Themelore të këtij rajoni. Në një aksion të saj gjatë ditës së sotme janë arrestuar 109 komisionerë si të dyshuar për manipulim të votave. Në mesin e tyre ka edhe familjarë dhe persona të afër të kandidatëve, të cilët janë dërguar në mbajtje. Pos për falsifikim të rezultateve të votimit, ata dyshohen edhe për dy vepra të tjera penale.

121 komisionerë dhe persona të tjerë nga të gjitha partitë politike në Prizren, në orën 8 në mëngjes u ftuan të paraqiten për intervistim në stacionet policore.

Të gjithë dyshoheshin se ishin pjesë e dallavereve dhe manipulimit të hiç më pak se 68 mijë votave, të cilat iu shtuan e iu hoqën kandidatëve për deputetë.

Për ilustrim, Kryeprokurori Petrit Kryeziu e konfirmoi më vonë se vetëm në një klasë në Prizren nuk janë manipuluar votat, ndërsa ka raste kur në një klasë tjetër janë manipuluar mbi 2 mijë e 200 vota.

Intervistimi i komisionerëve që dyshohet se skemën e manipulimit e realizuan në Qendrën Komunale në prani të kamerave dhe vëzhguesve zgjati, mbi 6 orë.

Në stacionin policor në Prizren, në Lubishtë dhe stacione të tjera, intervistimet hodhën në dritë mbi detajet e skemës së organizuar.

“109 vendime për ndalim. Na kanë tregu se si kanë ardhë presionet e nga kush kanë marr ryshfet”, u shpreh kryeprokurori, Petrit Kryeziu.

Nga 121 të intervistuar, 12 prej tyre liruan, ndërsa 109 të tjerë me duar të lidhura u nxorën nga stacionet policore për t’u dërguar më pas në mbajtje për 48 orë.

Si të dyshuar për dhënie të ryshfetit, ose për presion Kryeziu e konfirmoi se në mesin e të ndaluarve ka edhe të afërm të kandidatëve për deputetë edhe zyrtarë partiakë.

Por sipas Kryeprokurorit, ky manipulim i votave nuk ka mundur të realizohej pa një marrëveshje mes katër partive më të mëdha politike.

“Po të mos kishte dakordim nuk do të kishte manipulim…”

Kryeziu e konfirmoi se për çështjen e ryshfetit ka vendosur të bashkëpunojë njëri nga komisionerët i cili ka dhënë informacione, ndërkaq tha se deri më tani nuk kanë prova, të cilat i përfshijnë kandidatët për deputetë, por u zotua se edhe deklarimet e deputetëve do të dëgjohen nga Prokuroria.

Aksioni, i cili sipas udhëheqësve policorë, ishte ndër më mëdhenjtë ndonjëherë, ka rezultuar edhe me arrestimin e Art Hasanit, i cili është djali i kandidatit të PDK-së për deputet, Nait Hasani.

Avokati i tij, Anton Çupërjani, thotë se Hasani ka qenë komisioner dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për falsifikim të votave.

Edhe avokatë të disa komisionerëve të tjerë treguan se klientët e tyre kryesisht janë mbrojtur në heshtje, ndërsa në biseda me ta kanë pretenduar se vetëm i kanë nënshkruar regjistrat pa e hetuar se ka manipulime të votave.

Në aksion ishin të përfshirë katër prokurorë të krimeve të rënda dhe rreth 200 policë.

Të ndaluarit dyshohen për veprat penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, “Kanosja” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit të lidhje me votimin”.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika