Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtina, në lagjen “Bregu i Diellit”, ku një person ka mbetur rëndë i plagosur.
Sipas informacioneve të para të Dukagjinit, viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Më tutje burimet bëjnë të ditur se personi i dyshuar për përfshirje në këtë rast është në arrati.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.
Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar zëdhënsi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

