Dyshohet për presion ndaj votuesve, Policia jep detaje për rastin e kryetares së Ranillugut

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot ka pranuar informacione se kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antiç njëherësh anëtare e kryesisë së forumit të gruas së Listës Serbe, dyshohet se ka ushtruar ndikim ndaj votuesve gjatë procesit zgjedhor.

Ismet Hashani nga Policia e Kosovë në një lidhje direkte në TV Dukagjini, ka deklaruar se dyshimet lidhen me faktin se përmes anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor nga kjo parti, ajo dyshohet se ka ushtruar presion ndaj qytetarëve të papërcaktuar ose votuesve të subjekteve të tjera, duke i kërcënuar se do t’u ndërpriteshin përfitimet që marrin nga shteti i Serbisë nëse nuk votonin sipas udhëzimeve.

E dyshuara është shoqëruar në ambientet e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Gjilan, ku është intervistuar në prani të avokatit të saj.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ajo është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “cenim i fshehtësisë së votimit”.

Hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga Njësia Rajonale e Hetimeve në koordinim me Prokurorinë Themelore.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika