Kelani: Procesi zgjedhor po vijon pa probleme, kemi angazhuar 6,250 zyrtarë policorë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se deri tani procesi zgjedhor është duke vazhduar me rregull dhe pa ndonjë incident që ndikon ose pengon procesin zgjedhor.

Kelani, në një linjë direkte në Dukagjin, u shpreh se deri tani kanë pranuar 22 informata lidhur me çështje të ndryshme nga qytetarët e Kosovës.

“Kemi qenë të angazhuar qysh herët duke ditur se plani operativ është I ndarë në katër faza. Tani angazhimin kryesor e kemi në Ditën Z që nënkupton ditën e zgjedhjeve, nuk ka ndonjë rast që ka ndikuar në mbarëvajtjen apo penguar mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Një rast e kemi te asgjësimit të fletëvotimit – kemi trajtuar deri tani 22 informata që I janë adresuar lidhur me procesin zgjedhor 8 informata kanë qenë për fotografim të votës dhe informacione tjera për asistim dhe raste të tjera – disa janë trajtuar vetëm si informata pasi nuk kanë pasur përmbajtje të veprave penale”, u shpreh Kelani.

Kelani, mes tjerash, bëri të ditur se 6 mijë e 250 zyrtarë policorë janë të angazhuar ditën e zgjedhjeve.

“6250 zyrtarë janë angazhuar gjatë kësaj dite, kemi filluar qysh nga ora 03:00 e mëngjesit që nga shpërndarja e materialit sensitiv nëpër qendra dhe 700 automjete janë angazhuar për asistencë në rast se ekipet në terren kanë nevojë. Faza e katërt ka të bëjë edhe pas mbylljes së qendrave të vendvotimit dhe festimit të qytetarëve pas orës 19:00”, u shpreh Kelani.

 

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika