Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Ujmanit.
Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, konfirmoi për Dukagjinin, se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.
“Është e vertetë, ka kërcyer në ujë nga ura dhe më nuk ka dal. Njësitet janë duke e kërkuar. Sa i përketë identitetit dhe gjithçka tjetër aktualisht nuk kemi të dhëna”, tha ai.
Fejza tha se për rastin janë informuar rreth orës 14:30.